Sporti

Milan – Juventus, formacionet e mundshme

10/22/2023 10:22
nga:Lorik J

Milani do luajë pa disa lojtarë kyç në San Siro, ndërsa Juventusi ka disa dyshime në sulm për përballjen në San Siro.

Milan dhe Juventus përballen sonte në ‘San Siro’ nga ora 20:45, në kuadër të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Mike Maignan dhe Theo Hernandez janë të dy të pezulluar, ndërsa Marco Sportiello është gjithashtu i lënduar, kështu që Stefano Pioli është i detyruar të shikojë te portieri i tij i tretë, Antonio Mirante.

Juventusi gjithashtu ka probleme, pasi Danilo, Alex Sandro dhe Mattia De Sciglio janë të lënduar.

Ja formacionet e mundshme:

Milan (4-3-3): Mirante; Calabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Leao, Giroud

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Vlahovic

/GazetaBlic Sport