Origi është i vendosur të qëndrojë me Milanin për të shpaguar veten pas një sezoni zhgënjyes 2022-23, pavarësisht dëshirës së Milanit për të shitur ish-sulmuesin e Liverpool-it këtë verë, sipas raportimeve në La Gazzetta dello Sport.
28-vjeçari iu bashkua kuqezinjve verën e kaluar pas skadimit të kontratës me Liverpool, por nuk arriti t’i përmbushte pritjet, duke regjistruar vetëm dy gola nga 36 paraqitje në të gjitha garat, transmeton GazetaBlic Sport.
Milani thuhet se është i prirur të sjellë një sulmues këtë verë për të mbështetur 36-vjeçarin, Olivier Giroud, por fillimisht duhet të lërë disa lojtarë të largohen në mënyrë që të mbledhë disa fonde.
Origi thuhet se fiton rreth 4 milionë euro në sezon në kontratën e tij aktuale, paga e dytë më e lartë mes lojtarëve të Milanit, pas vetëm Rafael Leaos.
Megjithatë, pavarësisht se Origi do të jetë një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar nga San Siro këtë verë, Milani mund të përballet me vështirësi në transferimin e ndërkombëtarit belg, veçanërisht duke pasur parasysh se kontrata e tij është deri në vitin 2026.
Për belgun ka pasur interes edhe nga Arabia Saudite, por si me West Ham, një lëvizje ende nuk është realizuar.
Milani është ende i interesuar për një numër sulmuesish të ndryshëm, përkatësisht Scamacca, Alvaro Morata dhe Mehdi Taremi, por ka të ngjarë që së pari të duhet të gjejë një zgjidhje për Origin përpara se të sjellë ndonjë qendërsulmues me emër.
/GazetaBlic Sport/


