Lajme

Milaim Zeka: Refuzimi i planit franko- gjerman, e fut Albinin në logjikën e Millosheviçit

02/27/2023 11:36
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Milaim Zeka ka theksuar se nëse kryeministri Albin Kurti e refuzon marrëveshjen, atëherë ai do të futet në logjikën e Millosheviqit duke refuzuar gjithçka, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Kurti sot duhet ta harroj veten dhe vetëvendosjen.

“Vuqiçi po shpreson tek refuzimi i Kosovës. Vetem në këtë pikë ai e sheh fitoren e tij politike”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë:

Sot Albin Kurti duhet me harru veten dhe VV-ne

Kryeministri duhet me mendu vetem te Kosova, edhe me nenshkru marreveshjen. Refuzimi i saje, e fut Albinin ne logjiken e Millosheviçit, i cili dikur, vetem refuzonte.

Vuqiçi po shpreson tek refuzimi i Kosoves. Vetem ne kete pike ai e sheh fitoren e tije politike.

Sot s’ka alternative: Merre, ose leje.