Lajme

Miftaraj: Të blihen libra nga klasa e parë në të pestën për Nagavcin e këshilltarët e saj

08/21/2023 16:42
nga:N K

Ehat Miftaraj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, për vendimin e Ministrisë për blerjen e teksteve shkollore, duke u shprehur se e udhës do ishte të ndahen mjete financiare për blerjen e librave nga klasa e parë deri në të pestën edhe për Ministren Nagavci dhe këshilltarët e saj, dhe ka shtuar duke thënë tre vite te shkuara dem me kete ministre dhe kete kabinet te saj, shkruan Gazeta Blic.

Miftaraj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se, e udhës do ishte të ndahen mjete financiare për blerjen e librave nga klasa e parë deri në të pestën edhe për Ministren Nagavci dhe këshilltarët e saj.

Ai është shprehur se mbase i lexojnë dhe e kuptojnë rëndësinë e librit për veten e tyre, dhe se tre vite kanë shkuar dëm me Ministren dhe kabinetin e saj.

Miftaraj gjithashtu ka shkruar se pret komente në mbrotje të ministres nga ata të cilët i kanë fëmijët në shkolla private e jashtë vendit.

Postimi i plotë:

/GazetaBlic/