Lajme

Miftaraj për mosekzekutimn e pagave: Në një shtet normal nëse ministri nuk ofron dorëheqje, shkarkohet nga Kryeministri

10/01/2024 12:52
nga:N K

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi Qeveria dështoi të ekzekutoj pagat për nëpunësit e shtetit.

Miftaraj thotë se mos procesimi i pagave në sektorin publik për shkak të neglizhencës, keqplanifikimit ose mos ushtrimit të pëgjegjësive sipas ligjit, në një shtet normal do të pasonte me dorëheqje morale të Ministrit.

“Në një shtet normal që udhehiqet nga parimet minimale të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, nëse ministri nuk ofron dorëheqje, shkarkohet nga Kryeministri. Fatkeqësia është se e njejta ministri dhe i njejti minister i përkrahur nga Kryeministri Kurti dhe qeveria në pushtet e ka shëndërruar në praktikë refuzimin e zbatimit të ligjeve që lidhen me të drejtat e pensionistëve, pensioneve bazë dhe pensioneve të fituara me ligje tjera. Sigurisht, kur Prokuroria ska guxim as profesional e as interes me i mbrojte te drejtat e qytetareve, vinë pah ministra të tillë që dalin mbi ligjin dhe dhunojnë të drejtat e qytetareve“, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.