Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ekzekutimi i pagave nga Ministria e Financave është bërë me shkelje të Ligjit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ministria e ka shkelur ligjin për emërimin e ushtruesit të detyrës.
Postimi i saj i plotë:
As një punë që është pothuaj rutinore në Ministrinë e Financave, si ajo e ekzekutimit të pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit
Ju tregova edhe më herët që këta që e kanë shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikë së Kosovës, e kanë shkelë Ligjin dhjetra herë, e shkelin prapë duke e caktu përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe procedojnë me paga.
Shihni çka thotë Ligji për Zyrtar Publik,
Neni 35,
Pika: 3, 4 dhe 5,
………………
- Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë muaj të tjerë.
- Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3, të këtij neni.
- Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar të paragrafin 3.të këtij neni, është i paligjshëm.


