Lajme

Miftaraj: Ata që kanë vjedh që 20 vite e kanë pagu faturën, Albin ty a ta ka populli borxh një qasje të tillë

08/18/2023 16:34
nga:Sh R

Ehat Miftaraj, nga IKD, në një status në profilin e tij në facebook, ka thënë se Albin Kurti në pushtet erdhi që ta luftoj korrupsionin

Tutje Miftaraj thotë se ministrat e Kurtit po përfliten për korrupsion, ku bazament i nënshkrimeve është vet nënshkrimi i Albin Kurtit, duke mbyll procedurat e prokurimit per nje tender 10 milion Euro, ku kryeministri hesht dhe nuk flet për luftën ekorrupsionit.

“Keq i nderuar aktivist i LVV! Albin Kurti, shume keq. Rozeta edhe mundet te dorehiqet, por pergjigja pse e ke klasifiku si sekret shteteror nje tender 10 milion Euro me nenshkrim tendin duhet te vjen nga ti personalisht”, shkroi Miftaraj.

Miftaraj thotë se ata që e kanë vjedh që 20 vite sot po e paguajne dhe janë në opozitë, ku Kurtit i thotë “Se ty a ta ka populli borxh nje qasje te tille, ose çka dallon tash ti nga ata?”, shkroi Miftaraj.

Postimi i plotë:

Mospajtime ndërmjet Kosovës dhe BE-së për heqjen e masave