Lajme

Mickoski takohet me Taravarin për të folur për një bashkëpunim të mundshëm

05/06/2024 17:00
nga:G B

Koalicioniet “VLEN” dhe “Maqedonia jote” kanë mbajtur një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, sot, ku kanë diskutuar për parimet e qeverisë së re reformuese 4 vjeçare.

Mickoski shkoi sot në shtabin e VLEN-it, për të shprehur në mënyrë të qartë bashkëpunimin e ri, ku u prit nga njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari.

Alsat mëson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përfshi ata që kanë qëndruar duarkryq me mosndëshkueshmërinë, si dhe orientimin strategjik drejt BE-së janë dy pikat kryesore të marrëveshjes politike./alsat m/