Sporti

Meta uron Shqipërinë dhe Kosovën për medaljet e arta në Lojërat Mesdhetare

06/29/2022 20:10
nga:Lorik J

Shqipëria dhe Kosova po përfaqësohen me sportistë të fushave të ndryshme në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Të dy vendet deri më tani kanë siguruar nga një medalje të artë.

Kosovës medaljen e artë ia ka siguruar Distria Krasniqi, kurse për Shqipërinë, medaljen e artë e ka rrëmbyer mundësi Zelimkhan Abakarov.

Për këto suksese të dy vendeve, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka dërguar mesazh urimi për të dy atletët.

“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar!”, ka shkruar Meta në ‘Facebook’.

Përveç medaljes së artë, Kosova ka fituar edhe një të bronztë në xhudo nga Flaka Loxha