Lajme

Mësueset performojnë pranë ndërtesës së komunës në Zveçan

06/01/2023 11:25
nga:G B

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – punonjëset e institucionit parashkollor në Zveçan performuan pranë ndërtesës së komunës, e cila po ruhet nga pjesëtarë të KFOR-it.

Ky institucion punon në sistemin e Serbisë.

Mësueset thanë se ishte planifikuar që fëmijët ta jepnin këtë shfaqje, por se ishte e pamundur për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.