Sporti

Messi thyen rekord personal: Goli ndaj Australisë ishte goli më i shpejtë në karrierën e argjentinasit

06/15/2023 19:16
nga:E K

Goli me të cilin Lionel Messi hapi rezultatin në miqësoren kundër Australisë është një gol i veçantë për yllin argjentinas.

Për Lionel Messin ky është goli më i shpejtë i shënuar në karrierën e tij, pas vetëm një minutë e nëntëmbëdhjetë sekondash, transmeton GazetaBlic Sport.

Messi priti topin në zonë dhe me këmbën e majtë gjeti këndin në të djathtë të portierit kundërshtar.