Sporti

Messi rikthehet në Barcelonë

08/20/2021 18:53
nga:M K

Leo Messi është rikthyer në Barcelonë, por vetëm për disa ditë.

Ylli argjentinas u rikthye sot në shtëpinë e vjetër në Castelldefels me gruan e tij, Antonellan dhe fëmijët për t’i kaluar disa ditë para se të rikthehet në stërvitje të hënën.

Futbollisti i PSG-së nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e sontme ndaj Brest dhe pritet që të luajë disa minuta në xhiron e ardhshme, ndaj Reims.

Messi u largua këtë verë nga Barcelona pa dëshirën e tij apo të klubit, por për shkak të kushteve të këqija financiare të katalonasve, transmeton Express.

Ai më pas vendosi t’i bashkohej ekipit francez, Paris Saint-Germain për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe të një viti tjetër.