Sporti

Messi nuk e shpëtoi Inter Miami nga një tjetër humbje

10/22/2023 09:57
nga:Lorik J

Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt të MLS me një tjetër humbje, pavarësisht se Lionel Messi luajti 90 minuta. Charlotte mundi skuadrën e Miami 1-0, me Kerwin Vargas që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 13-të.

Ishte ndeshja e shtatë radhazi në të gjitha garat në të cilën Inter Miami nuk shënoi fitore. Kështu skuadra u rendit në pozitën e parafundit të Konferencën Lindore me 34 pikë nga 34 ndeshje.

Fitorja i lejoi Charlotte të futej në play-offin e MLS, me ekipin që regjistroi tre fitore në katër ndeshjet e fundit.

Sezoni i rregullt u fitua nga Cincinnati. Ekipet e tjera që përparojnë në play-off janë Orlando City, Columbus Crew, Philadelphia Union, New England Revolution, Atlanta United, Nashville dhe New York Red Bulls.

/GazetaBlic Sport