Sporti

Messi me grip, mund të mos luajë ndaj Xhamajkës

09/27/2022 09:41
nga:Lorik J

Shkëlqeu të shtunën kundër Hondurasit (3-0), por lojtari i PSG-së, Leo Messi mund të humbasë ndeshjen e fundit miqësore të Argjentinës kundër Xhamajkës sonte pas mesnate për shkak të një gripi.

Lionel Messi po vuan nga një ftohje që nga e hëna, gjë që mund ta privojë atë nga ky takim miqësor në New Jersey, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Tyc Sports, Messi mund të mos luajë në këtë ballafaqim.

Këtë të hënë, gjatë seancës së fundit stërvitore në terrenin e Inter Miami, stërviti veçmas.

Në rast mungese, Lionel Messi do të zëvendësohet nga Julian Alvarez, sulmuesi i Manchester Cityt sipas trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni.

/GazetaBlic Sport