Lajme

Mësoni se kur pritet të ndalen reshjet e borës në vendin tonë

01/11/2022 12:24
nga:Y I

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulta kanë shoqëruar vendin tonë dy ditët e fundit, raporton Gazeta Blic.

Por kjo situatë dhe ky i ftohtë nuk pritet të vazhdojë edhe shumë gjatë.

Kështu tha për “Gazeta Blic” Besim Aliu nga Instituti Hidrometereologjik i Kosovës.

Aliu tha se reshjet e borës nuk do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.

“Nuk kanë me vazhdu edhe ma tutje reshjet e borës në vendint tonë. Për më gjerësisht ju njohim më vonë me parashikimin e plotë të motit” tha shkurt Aliu për “Gazeta Blic”

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë shkaktuar disa incidente në komunikacion.

Nga Ministria e Infrastrukturës, kanë njoftuar sot, se pavarsisht vështirësive situata në të gjitha akset rrugore mbetet e qarkullueshme për automjetet.

“Ju informojmë se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Njofton MI: Të gjithë rrugët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve