Lajme

Njofton MI: Të gjithë rrugët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve

01/11/2022 09:52
nga:Y I

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme pas rënies së reshjeve të borës, raporton Gazeta Blic.

Nga kjo ministri kanë apeluar për kujdes të shtuar tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.

Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

Infektologu Ahmeti tregon simptomat që po shfaqin pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit