Lajme

Mësoni çka do të ndodhë sot në Kosovë!

06/29/2021 07:11
nga:Gazeta Blic

10:00Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

Reklamë

10:00Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:00Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizion tryezë diskutimi me temën: “Efekti i Arsimit tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe Qendrat Mësimore”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

10:00KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosen të gjeturat mbi influencën e grupeve të ndryshme të interesit në procesin legjislativ dhe rrugët institucionale që duhet ndjekur për të parandaluar këtë. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)

10:00Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)

11:00Save the Children bën shpalljen e fituesve të garës së vizatimit “Mbro Arsimin Tonë’’. (Hotel “Afa”, Prishtinë)

11:00Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber, vizitojnë OJQ Handikos. (Rr. “Halim Orana”, Gjilan)

11:30Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani, bëjnë përurimin e projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore” me participim. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

13:00Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë raporton ministri i Bujqësisë, Faton Peci për planin dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

14:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

14:30Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon – Taubadel, mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

16:00Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)