Sporti

Mësohet skuadra e radhës që siguron inkuadrimin në Premier League

05/29/2021 18:14
nga:Mergim Rreci

Falë fitores ndaj Swanseas në finalen e playoffit, Brentford e ka siguruar inkuadrimin në Premier League.

Brentford ka arritur ta mposhtë me rezultatin final 2:0 Swansean, për të siguruar promovimin në nivelin elitar të futbollit anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte Tony që realizoi golin e parë nga penalltia, kurse Marcondes në minutën e 20’të takimit e vendosi rezultatin përfundimtar.