Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me grabitjen e armatosur e cila ndodhi dje në njërën nga bankat në kryeqytet. Sipas policisë shuma e cila ëshë vjedhur dyshohet të jetë 8000 euro.
“GRABITJE Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Mëngjesin e djeshëm është grabitur filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.


