Sporti

Mësohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madrid

04/25/2022 16:48
nga:E K

Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes skuadrave që po kërkojnë finalen e madhe të Champions League do të luhet në Etihad Stdium nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para kësaj ndeshje është caktuar edhe gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në këtë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari kryesor i kësaj super sfide, është rumuni Istvan Kovacs, i cili do të asistohet nga Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene, gjyqtari i katërt Artur Diar, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Marco Fritz dhe Bastian Dankert.

/GazetaBlic Sport/