Sporti

Mësohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

04/14/2022 13:04
nga:Mergim Rreci

Në këtë mesjavë u mësuan skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Manchester City – Real Madrid dhe Liverpool – Villarreal janë dy ndeshjet që do të zhvillohen në këtë rreth të garave, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë UEFA ka bërë të ditur edhe formacionin më të mirë të javës, atje ku pjesë e tij janë tre futbollistë të Manchester Cityt, tre të Liverpoolit, tre të Chelseas, një i Real Madridit dhe një i Benficas.