Lajme

Mësohet dita e takimit Kurti-Lajçak

09/15/2021 17:12
nga:A. R.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Kosovë ku do të qëndrojë për tre ditë.

Ai pritet që pasditen e sotme të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa nesër (e enjte) do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca ku siç është njoftuar nga Kuvendi, takimi pritet të mbahet në ora 8:45.

Lajçak gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politik, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave.

Ai planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.