Lajme

Mësohet data kur Lista Guxo do të regjistrohet si parti politike, kryetare Donika Gërvalla

02/12/2022 15:30
nga:Genita C

Deputeti  Haxhi Avdyli janarin e këtij viti ka deklaruar se Lista Guxo gjatë muajit shkurt do të regjistrohet si parti politike.

Kurse, mbrëmë në një postim në Facebook ai ka publikuar një fotografi të logos së kësaj partie me mbishkrimin “14 shkrut po vjen..”, gjë që lë të nënkuptohet se regjistrimi i Listës Guxo si parti politike do të ndodhë me këtë datë.

KlanKosova raporton se regjistrimi i kësaj liste si parti do të bëhet në orën 12:00, kurse kryetare do të jetë Donika Gërvalla.