Kryetari i ri i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka filluar kompletimin e stafit qeverisës.
GazetaBlic nga burime të mirëinformuara ka mësuar disa nga emrat e drejtorëve të rinj për mandatin 2021-2025.
Sipas informatave, Albanez Tahiraj do të jetë në Drejtorinë për Kadastër, teksa ashtu siç edhe ka premtuar në fushatë, Idrizi ka pranuar emrin e Shoqërisë Civile, respektivisht arkitektëve për emrin e drejtorit të urbanizmit, që këtë herë rastisi të jetë drejtoreshë. Bëhet fjalë për Fortuna Krasniqin.
Më poshtë emrat e udhëheqësve për katër drejtoritë respektive, teksa ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo emër të ri që do të qarkullojë.
Albanez Tahiraj – Kadastër
Remzi Ahmeti – Financa
Fortuna Krasniqi – Urbanizim ( Propozim i Shoqërisë Civile – Arkitektëve)
Hyda Dallku – Prokurim
/GazetaBlic/