Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico është shtruar në spital në një “gjendje të rëndë” pas një aksidenti me kalërim në Andaluzi, njoftoi të dielën skuadra franceze.
“Ai është në gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i PSG-së pa dhënë detaje mbi rrethanat e aksidentit.
Portali spanjoll Relevo ka sjellë tani detajet tronditëse: “48 orët e ardhshme janë vendimtare për të vlerësuar gjendjen e tij”.
Sipas tyre, kali i Ricos shtë përplasur me një kalë tjetër të arratisur. Portieri dhe kali i tij ranë përtokë dhe njëra prej kafshëve e goditi Ricon në kokë. Portieri më pas theu rruazat e qafës dhe pësoi një goditje në tru. Shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi dhe e transferuan me helikopter portierin e lënduar në spitalin e Seviljes.
/GazetaBlic Sport


