Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, i janë kthyer mësimit pas një muaji grevë.
MAShTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Kurse SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura.
Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave.


