Sporti

Mesazhi i Dani Alves për Barçën: Kthejeni Messin!

01/19/2022 13:57
nga:L J

Dani Alves ka shprehur dëshirën e tij për të parë Lionel Messin të kthehet në Barcelonë nga Paris Saint-Germain, duke i thënë gjigantëve katalanas që “të kujdesen për këtë” dhe t’i bëjnë ish-shokut të tij një “dhuratë të madhe”.

Alves iu bashkua Barçës vetë pas pesë vitesh e gjysmë, por thotë se atmosfera prapa skenave nuk është e njëjtë pa Messin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Është e çuditshme të jesh këtu dhe të mos e shohësh, të mos e kesh në skuadër. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin ashtu siç ëndërrojmë. Unë i thashë tashmë se ai nuk do të jetë në ndonjë vend më të mirë se këtu”, tha Alves.

“Ai më tha të njëjtën gjë kur u largova. Do të ishte shumë mirë nëse Messi e përfundon karrierën e tij këtu. Përfundimi i saj këtu do të ishte një dhuratë e madhe për të, dhe klubi mund të kujdeset për këtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport