Lajme

Mesazhet e Clinton për Kosovën, Çitaku: Kambana e fundit për ne, momenti i fundit ta ndalim trenin e marrëzisë

07/03/2023 22:43
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është momenti i fundit që ta ndalim trenin e marrëzisë, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mesazhet e presidentit Clinton duhet të merren seriozisht dhe se është kambana e fundit për ne.

Ajo ka shtuar se Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se Presidenti Clinton.

Postimi i saj i plotë:

Është momenti i fundit që ta ndalim trenin e marrëzisë.

Mesazhet e Presidentit Clinton në Tiranë duhet marrë seriozisht. Këmbana e fundit për ne.

E Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se Presidenti Clinton.