Gabriel Jesus është lidhur me një largim gjatë verës nga City, por sipas GiveMeSports, kampionët e Premier League mund të zgjedhin të largojnë edhe Riyad Mahrezin.
Kontratate Mahrez që u bashkua në 2018 dhe Jesus që u bashkua në 2017, skadojnë në verën e 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Raportet sugjerojnë se largimi i një prej lojtarëve të Man City është i nevojshëm për të lehtësuar transferimin e mundshëm të Erling Haaland.
Por, duket se klubi ka një politikë edhe më të thellë, largimin e dy futbollistëve, pastaj sigurimi edhe i një mesfushori tjetër.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri atëherë.
/GazetaBlic Sport/


