Lajme

Mërgimtari tregon si u mashtrua nga kryeministri Kurti

06/27/2022 18:06
nga:Q R

Mërgimtari, Fatmir Muçolli, i cili tash e sa kohë jeton e vepron në Gjermani, ka treguan një ngjarje që i kishte ndodhur me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tregoi se si ishte takuar me Kurtin në shtetin e Gjermanisë, dhe se si i njejti sipas tij i kishte thënë se e pret në Kosovë. Ai thotë se edhe pse e la familjen e tij për t’u takuar me të e me Shpend Ahmetin, ky takim nuk u mundësua.

“Në Hagen të Gjermanisë, biseduam me Albinin, i thash, shiqo na po dojmë me ba diçka, këtë besëlidhjen, gjermanët me i ba bashkë e me i largu tona të këqijat, tha hajde pra pa problem. Ka dëshmitarë për këtë punë. Më tha të pres. Edhe Shpendi edhe ai. Edhe unë erdha e lash familjen e krejt, mundohu me taku Shpendin, mundohu me u taku…s’mujta me taku kurrqysh, as Albinin as hiç“, tregoi ai.

Jo që nuk iu mundësua ky takim, por sipas mërgimtarit, Kurti e injoroi tejet keq atë.

“Tani shkova në seli të Vetëvendosjes. U kanë Visar Ymeri te lifti, dëshmitar. I thash, o Albin, qashtu e kam thirrë unë, as s’i kam thanë zotëri as kurrgjo, Albin a ka mundësi po du me bisedu diçka, tha s’kam kohë, i thash qysh more s’ki kohë, a më premtove atje në Gjermani, qysh s’ki kohë, kur po vjen puna e votës, se u acarova edhe unë, i thash po ngani mas votave, edhe ma bani qështu me dorë (veprim që shpejgon largimin), pasha fëmijët e mi, pasha fëmijët e mi, qeshtu u kanë… Zoti është i madh“, tregoi Muçolli.

Mërgimtari mes lotëve tregon se ishte ndjerë tejet i fyer e i lënduar nga ky veprim sa që kishte vendosur edhe ta vrasë Albin Kurtin.

“U emocionova shumë, thash çka me i ba këtij njeriu? Krejt politikanët njësoj kokan. Edhe thash do ta vrasë. Thash nuk do ta lëshoi dhe ky do të jetë politikani i fundit që na ka mashtru, edhe dashti Zoti me më ndal“, u shpreh Muçolli.