Pas pritjeve në kufirin Serbi-Hungari, bashkatdhetarët përballen me situatë të njëjtë edhe në Kroaci – 20 orë pritje për ta kaluar kufirin
Pritjet e gjata në pikat kufitare për bashkatdhetarët tanë, duket se nuk do të marrin fund.
Pas pritjeve të gjata mbi 20 orë në kufirin Serbi-Hungari, për të cilat raportoi gjatë ditës Telegrafi, me një gjë të tillë po përballen edhe bashkatdhetarët në kufirin me Kroacinë.
Kështu ka bërë të ditur, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook.
Musliu ka thënë se 31 autobus nga Kosova që 20 orë janë duke pritur që të kalojnë kufirin kroat.
“Pas 9 orë pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik?”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:
31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat.
Pas 9 ore pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik?
A duhet të mbyllim sytë ndaj këtyre kushteve dhe pastaj të reagojmë kur ndodhin tragjeditë???
Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike.
Qeveri, pyet njëherë ç ‘janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata?
A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë?
Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani