Prishtina po kalon në momente jo edhe aq të mira pasi së fundmi pësuan humbje nga Malisheva me rezultat minimal 1-0.
Kryeqytetasit pak ditë më parë shkarkuan trajnerin, Debatik Curri për ta zëvendësuar me trajnerin afrikan, Emmanuel Egbo.
Kapiteni i Prishtinës, Mërgim Pefqeli ka komentuar për “GazetaBlic Sport” formën aktuale të skuadrës duke thënë që pavërsisht ndërrimit të trajnerit kryesor, objektivat e ekipit nuk do të ndryshojnë.
“Forma aktuale te Prishtina nuk është e keqe. Edhe pse humbëm në xhiron e kaluar kishim shumë raste për fitore, por fati nuk ishte me ne dhe fund e humbëm lojën nga një penallti.
Normal e dijmë që Llapi është një kundërshtar shumë i fortë, por gjithsesi ne do shkojmë vetëm për fitore.
Besoj që pas çdo ndryshimi vjen diçka e mirë edhe shpresoj të jetë ashtu sa i perket objektivave ato nuk ndryshojnë mbesin ato të njëjtat që është dalja në garat evropiane”, tha Pefqeli për GazetaBlic Sport.


