Sporti

Menaxheri i Amir Rrahmanit zbulon të ardhmen e kapitenit të Kosovës

01/27/2022 12:40
nga:Mergim Rreci

Amir Rrahmani po shkëlqen me paraqitjet e tij tek skuadra e Napolit.

Kapiteni i Kosovës kishte një fillim jo të lehtë tek kjo skuadër, por tashmë duket se gjithçka është në anën e tij.

Rrahmani ka fituar besimin e Spallettit dhe tashmë është njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm në formacionin e tij, me mbrojtësin kosovar që po shkëlqen në mbrojtje e po del të jetë shumë produktiv me golat e tij edhe në sulm.

Paraqitjet e mira të tij kanë kthyer edhe sytë e klubeve në drejtim të tij, me mediat italiane që e kanë lidhur emrin e tij me disa skuadra të ndryshme.

Megjithatë, menaxheri i tij, Ardian Aliaj tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Rrahmani ka kontratë afatgjate me Napolin dhe do të qëndrojë aty.

“Rrahmani nuk është në shitje, ai ka kontratë afatagjate me skuadrën e Napolit“, tha shkurtimisht Aliaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Kjo është edhe ajo për të cilen edhe Rrahmani kishte deklaruar më herët, ku kishte thënë se dëshiron që të shijojë sukseset tek klubi italian.

Kujtjojmë që Rrahmani ka kontratë me skuadrën e Napolit deri në vitin 2024.

/GazetaBlic Sport/