Lajme

Memli Krasniqi falënderon qytetarët për protestën masive kundër padrejtësive në Hagë

08/07/2025 18:05
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën masive të organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së ndaj padrejtësive që po bëhen nga Gjykata e Hagës.

Kreu i PDK-së ka publikuar një video ku shihen dhjetëra-mijëra qytetarë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.