Sporti

Melos Bajrami largohet nga Shkupi, ka oferta nga Shqipëria e Kosova!

05/31/2023 16:49
nga:Lorik J

Futbollisti kosovar, Melos Bajrami është larguar nga klubi i Shkupit.

Mbrojtësi Melos Bajrami dhe FC Shkupi kanë vendosur që nga sot t’a ndërprejnë bashkëpunimin, shkruan GazetaBlic Sport.

Bajrami tashmë është lojtar i lirë dhe ofertat për të deri më tani nuk kanë munguar.

Sipas informacioneve, Bajrami është kërkuar nga disa skuadra në Kosovë dhe Shqipëri, megjithatë momentalisht ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Diçka që mund të dihet është se ai mund të rikthehet në Kosovë për të luajtur, por javët e ardhshme do jenë vendimtare për të finalizuar të ardhmen e tij.

/GazetaBlic Sport