Lajme

Mehmetaj: Shkarkimi i asamblistit të VV-së ishte një veprim politik

08/15/2023 22:40
nga:G B

Lirim Mehmetaj, ka thënë se është mirë fillimisht të  sqarohet shkarkimi që u bë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që ishte një veprim politik.

“Ne potencialisht e shkarkojmë dikë por vetëm nëse bëhet e madhe që personi që është nzënë atje, e është nzënë komplet në vepër i takon LVV-së. Lajmin për arrrestimin e këtyre personave në mediat në Shqiperi ka dal dje. Emri i këtij personi është ditë dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes. Unë personalisht e kam pas lajmin dhe kam refuzuar me e publiku duke e ndërlidh këtë me Vetëvendosjen sepse e kisha të pamundur me besu që VV nëse e kish ditë çfarë ka ndodhur nuk kish dalë me reagim. Për këtë arsye edhe unë u stepa me idenë që nuk qenka personi i njejtë. Pra është shumë e rëndesishme me ditë që ky nuk është pozicion as ligjor e as moral i VV-së, ky eshte kalkulim politik”, ka thënë Mehmetaj.

Tutje ai ka theksuar se asamblisti i VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci shkarkohet automatikisht.

Mirëpo sipas tij “gjashtë orë u janë dashur VV-së për me ditë, a qenka ky një person i padëshirueshëm dhe i papranueshëm për VV-në, pra eshte kalkuluar”.