Lajme

Mehmetaj: Kurti detyron gratë e partisë të bëjnë gjëra që atë do ta turpëronin

08/20/2025 13:36
nga:N K

Gazetari Lirim Mehmetaj, në një postim në Facebook ka reaguar duke thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti po i detyron gratë e partisë të bëjnë veprime të cilat po ti bënte vetë ai do ta turpëronin, raporton GazetaBlic.

Ai tha se Albulenën e Donikën i turpëroi publikisht duke i nominuar përkundër faktit se e di që nuk do ti ketë votat e mjaftueshme.

“Albin Kurti e kish njëfarë stili të poshtër me i detyrua gratë e partisë me ndërmarrë veprime që atij ose i duken të ndyta me i ba vetë, ose rrezikon me u turpërua publikisht me i ba. Mimozen e pati detyrua me u marrë vesh me Radojiçiç-in. Dejonen e ndotë atje nëpër takime “me kapelë” me Nagip Krasniqin. Albulenën e Donikën i turpëron publikisht duke i nominu përkundër se e di që vota s’ka”, tha ai.

Postimi i plotë:

Prevarant…

Albin Kurti e kish njëfarë stili të poshtër me i detyru gratë e partisë me ndërmarrë veprime që atij ose i duken të ndyta me i ba vetë, ose rrezikon me u turpëru publikisht me i ba.

Mimozen e pati detyru me u marrë vesh me Radojiçiç-in.

Dejonen e ndotë atje nëpër takime “me kapelë” me Nagip Krasniqin.

Albulenën e Donikën i turpëron publikisht duke i nominu përkundër se e di që vota s’ka.

Ç’ne kështu more biri i Katërkollës?