Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit, Esawi Frej.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se çështje e diskutimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim, Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit, Esawi Frej me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, diskutuam për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm në mes dy vendeve përfshirë edhe fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Mehaj.
Po ashtu bëhet e ditur se ministri Frej, ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të mëtejshme për Kosovë.


