Sporti

Mediumi italian jep lajmin e mirë pas lëndimit të Amir Rrahmanit

09/23/2021 22:02
nga:Lorik J

Amir Rrahmani u lëndua sot gjatë ndeshjes mes Sampdoria dhe Napolit.

Mbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha në fillim të pjesës së dytë, pas dëmtimit që mori, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, sipas “FantaCalcio”, dëmtimi nuk duket edhe aq serioz.

Nuk duhet të ketë probleme serioz për Rrahmanin , pasi lojtari mund të jetë gati për ndeshjen e radhës të Napolit, atë të planifikuar për të dielën më 26 shtator në shtëpi kundër Cagliarit.

/GazetaBlic Sport