Sporti

Mediumi çek: Viktoria Plzen do ta ketë shumë vështirë sonte ndaj Dritës në Prishtinë

08/03/2023 10:52
nga:L J

Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Viktoria Plzen në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0, teksa sonte do tentojë të bëjë hapin e madh duke eliminuar këtë kundërshtar të fortë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediumi çek, “isport.cz” raporton se Viktoria Plzen do ta pret sonte një ndeshje shumë e vështirë sonte në Prishtinë, pasi edhe skuadra e tyre nuk është në formën më të mirë.

“Tre lojëra të pasuksesshme janë pas Plzen. Tani vjen dita D. Një ditë që mund të ndryshojë trendin e një fillimi të sikletshëm të sezonit në Plzen. Ose jo, dhe zyrat e Doosan Arena do të mbushen me njerëz. Në revanshin e xhiros së dytë preliminare të Ligës së Konferencës ndaj Dritës, Viktoria ka absolutisht nevojë për sukses sonte. Por, Viktoria Plzen e pret një ndeshje mjaft e vështirë sonte”, shkruan mediumi rumun, Isport.cz.

https://isport.blesk.cz/clanek/fotbal-evropske-pohary-konferencni-liga/434722/plzen-ceka-v-kosovu-tezka-hra-o-evropu-a-take-trochu-o-koubka.html