Lajme

Mediat turke me detaje për takimin e Kurtit nga Erdogan

05/31/2024 16:14
nga:Y I

Një prej mediave më të mëdha turke “Yeni Safak”, ka raportuar për vizitën e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Ankara dhe takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi me Kurtin siç shkruan kjo media turke, ka zgjatur 1 orë e 50 minuta dhe ka qenë e mbyllur për media.

Bashkë me Erdogan në takim kanë qenë zvëndëspresdienti Cevdet Yilmaz dhe ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler.

/Gazeta Blic/