Sporti

Media shqiptare: Ilir Daja nuk ka rinovuar me Ballkanin, Tirana po monitoron me interes situatën!

05/29/2024 09:16
nga:Lorik J

Ilir Daja nuk e ka firmosur ende rinovimin e kontratës me Ballkanin, edhe pse në muajin shkurt klubi kampion i Kosovës konfirmoi zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy vite.

“Panorama Sport” zbulon se te Tirana po e ndjekin me shumë interes këtë situatë. Nëse Daja nuk rinovon zyrtarisht kontratën e re, Tirana do të hidhet në sulm.

Presidenti Refik Halili dhe stafi i tij do të vendosin se cili do të jetë ai që do të marrë përgjegjësinë për të ribërë ekipin, që mendohet të nisë punën në javën e parë të qershorit. Së fundmi dolën në skenë për Tiranën Armando Cungu, Bledar Devolli dhe Gentian Mezani.