Trajneri personal i Paul Pogba, Coach Meddy, tha se është e drejt që Pogba të largohet në ndonjë ekip tjetër.
Paul Pogba mund të largohet nga United, ekip që ka kaluar gjashtë vitet e karrierës së tij.
Kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ‘Djajtë e Kuq’.
Lidhur me largimin e francezit nga ‘Old Trafford’ foli edhe trajneri personal Coach Meddy, i cili tha se është e drejt që Pogba të transferohet në një ekip tjetër.
“Në fund të qershorit, ai nuk do të jetë më lojtar i Manchester United. Unë mendoj se është e drejt që ai të transferohet në ndonjë ekip tjetër”, ishin fjalët e Meddy.
Real Madridi dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat e interesuar, por në garë për të janë edhe Juventusi.
Mbetet të shihet nëse Pogba do rinovojë apo do largohet nga Manchester United.


