Sporti

“Më thirri për një gotë verë”, Guardiola ikën nga intervista pas ndeshjes

03/01/2023 11:51
nga:L J

Momente zbavitëse gjatë intervistës së Pep Guardiolas pas ndeshjes së FA Cup të fituar 3-0 nga Manchester City në fushën e Bristol.

Trajneri spanjoll fjalë për fjalë “iku” nga intervista për të shkuar të pijë një gotë verë me kolegun e tij Nigel Pearson, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nigel ka përvojë të madhe dhe është kënaqësi për mua që e takoj. Tani më ka ftuar për një gotë verë dhe sigurisht pranova. Prandaj duhet të iki”, tha ai duke buzëqeshur.