Lajme

Më shumë punë, më pak propagandë

09/05/2023 10:22
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Dje u publikuan të dhëna nga VV rreth investimeve të huaja direkte në Kosovë. Ata janë ekip i mirë ndoshta por pa eksperiencë dhe nuk kuptojnë çfarë bëjnë mesiguri. Qëllimi i tyre është me paraqitë qeverinë mirë me çdo kusht. Kur kishin paraqitur Investimet e Huaja Direkte i kishin krahasuar jan-prill 2022 me 2023 edhe +70m kishin dalë. Dedikova disa orë pasdite me e analizu gjendjen dhe me kuptu ma thellë punën. Janë dy-tre të gjetura interesante:

1. Kishin vendosur me i paraqitë jan-prill e jo janar – qershor si ish dashtë, se BQK i kishte publikuar të dhënat e fundit. Pse? Ndoshta nuk e kanë bërë punën si duhet me i kry kërkimet deri në fund. Apo ndoshta rritja jan-prill ju jepke 36.6% rritje e jan-qershor vetëm 14.3%.. e ndoshta 14 nuk i ka kënaqur aq shumë sa 36.6%.

2. Nuk kishin analizuar aspak strukturën e investimeve. Dmth vetëm ka mjaftuar me pas “rritje” dhe % të lartë e me përmend €70 milion. Kjo nuk mjafton. Ne mundemi edhe €772 milion me i përmend se aq kanë qenë investimet e huaja direkte gjatë vitit 2022 në total. Por a e dini çka, nga gjithë ato investime, vetëm 1.8% janë në prodhim. Me fjalë tjera 98.2% nuk janë për prodhim e procesim që me rritë ekonominë e me ndryshu strukturën negative kronike të bilancit tregtar rreth -50% të GDP në vit. Nga totali 68% janë blerja të banesave nga diaspora apo €524 milion.

3. Rritja e investimeve nuk përkthehen në rritje ekonomike për shkak të strukturës. Sidomos nuk kane te bejne me qeverine rritja. Çka ka bërë qeveria me kriju këtë rritje? Diaspora e ka krijuar. Asnjë gati investim se ka sjellë qeveria. Po shifet fakti që vetëm €14.3 milion nga 772 milion janë investime në prodhim, apo vetëm 14m në ICT.

Pra partia në pushtet dhe qeveria duhet me qenë e kujdesshme mos me u paraqitë e padijshme dhe sipërfaqësore. Partia duhet me kuptu dallimin mes komunikimit partiak dhe qeveritar, se ato dallojnë substancialisht. Duhet kur dëshiron me ba promovim kjo zyre me i kry mirë detyrat e shtëpisë edhe me analizu gjendjen si duhet e pastaj me publiku. Nuk është hera e parë që bëhen lështime.