Sporti

“Më shanin nga familja”, Spalletti kapet me tifozin – shpëton pa u goditur me shuplakë

08/29/2022 09:28
nga:L J

Fiorentina dhe Napoli luajtën 0:0 në xhiron e tretë të kampionatit italian.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, kundërshtoi gjyqtarin e katërt që në fillim të ndeshjes dhe mori karton të verdhë në minutën e 19-të. Ai u qetësua, por në fund të lojës pati një debat me tifozët që ishin pranë stolit në stadiumin Artemio Franchi, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërsa Spalletti dhe një person nga publiku po debatonin, një shishe plastike fluturoi dhe goditi trajnerin e Napolit. Një tifoz tentoi të godiste me shuplakë Spallettin në momentin që ai u tërhoq nga sigurimi i ndeshjes, pas së cilës debati mes trajnerit dhe publikut zgjati edhe disa sekonda. Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është filmuar gjithashtu duke drejtuar gishtin nga publiku.

“A do të flasim se sa të pasjellshëm ishin tifozët e Fiorentinës që ishin pas stolit tonë? Disa po ofendonin nga fillimi deri në fund të lojës. Fëmijët e tyre ishin ulur pranë tyre. Nuk mund të përsëris gjithçka që ata thanë, por ishte e pabesueshme. Vazhduan te më shanin nga familja. Mamaja ime eshte 90 vjeçare, lëjeni rehat”, tha Spalletti për DAZN.

/GazetaBlic Sport/