Lajme

“Më ngacmonte vajzat…”/ Kush është 25-vjeçari, që u vra me kallashnikov nga bashkëfshatari

05/29/2021 11:02
nga:Gazeta Blic

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Emiljano Ndou, 25 vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në fshatin Bardhaj të Shkodrës mbrëmjen e djeshme.

I riu u ekzekutua pas konfliktit me bashkëfshatarin Mark Kodra, 47 vjeç, i cili ka rënë në prangat e policisë.

I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj, në një orar ku rrugët kanë qenë të boshatisura.

Shkaku i vrasjes lidhet me ngacmimet e vazhdueshme që viktima iu bënte vajzave të tij. Episodi i fundit sipas autorit ka ndodhur në momentin e vrasjes, ku viktima i ka kaluar me motor përpara shtëpisë duke bërë zhurmë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon p?r sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.