Sporti

“Më neglizhoi trajneri serb”, futbollisti shqiptar tregon problemet që kishte tek Makedonija GP

09/18/2023 08:03
nga:E K

Melos Bajrami, futbollist i SC Gjilani në emisionin “VAR” në Tëvë1 ka rrëfyer një histori të hidhur sa ishte në Maqedoninë e Veriut. Bajrami tha se te Makedonija GP u largua shkak minutazhës së shkurtër që ia dha trajneri serb.

“Te Makedonija GP e kam pas një aventurë të shkurtër, aty kam zhvilluar një ndeshje në Evropë, por në kampionat kam pas minutazh të paktë nga trajneri serb, ndoshta edhe kjo ndikoi. Unë nuk isha i kënaqur me vlerësimin, madje një qendërmbrojtës erdhi dhe brenda një stërvitje zuri vend në formacion, por unë kisha 2/3 muje duke stërvitur, por me neglizhoi edhe në ekipin e parë”, tha Bajrami.