Pedri Gonzalez ka zhvilluar shumë ndeshje sezonin e kaluar.
Pedri është futbollisti që ka zhvilluar më së shumti ndeshje nga sezoni i kaluar me Barcelonën dhe Spanjën.
Futbollisti përkundër moshës të re, nuk është ‘kursyer’ aspak nga Ronald Koeman dhe Luis Enrique që e inkuadronin si startues pothuajse në çdo ndeshje.
Mesfushori u paraqit në dy kompeticione për ‘Furinë e Kuqe’ gjatë verës në Kampionatin Evropian dhe Lojërat Olimpike duke mos pasur shumë kohë që të pushojë.
Pas shumë ndeshjeve të zhvilluara gjiganti spanjoll ka menduar për fizikun e tij, dhe po përgatit disa ditë pushim për të.
‘Blaugaranët’ i kanë bërë kërkesë ekipit të Spanjës që Pedri të mos ftohet në kombëtare për ndeshjet e muajit shtator që luhet në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.
Kjo kërkesë thuhet se është miratuar dhe 18-vjeçari do të ketë disa ditë pushim pas një ngarkesë të madhe sezonin që lamë pas.


