Lajme

Me masat e reja ndalohet organizimi i dasmave

04/18/2021 21:48
nga:Gazeta Blic

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e ri për masat kundër Covid-19, të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas këtij vendimi ndalohet organizimi i dasmave.

“18. Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet). Pavarësisht numrit të personave, mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë dhe organizimi i dasmave ndalohet”.